Secondary Adv

Rruga e Pilurit, nje tjeter investim i rendesishem per zhvillimin e zonave turistike

Programi i qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës kombëtare, tanimë do zhvendoset edhe drejt fshatrave.

 

 

Ministri Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damin Gjiknuri, bashkë me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro inspektuan punimet për rikonstruksionin e rrugës së Pilurit. Një tjetër investim i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin rural por edhe të zonave turistike. Në një postim në rrjetin socila “Facebook”, ministri Gjiknuri publikon një seri fotosh nga punimet që po kryen në këtë rrugë që siç shprehet ai, “kjo rrugë do të mbarojë për pak ditë dhe do të krijojë një akses më të mirë për të gjithë fshatin dhe për të gjithë ata që janë kuriozë për të parë edhe këtë pjesë të bregdetit shqiptar. 

 

Investimet deri tashti kanë shkuar kryesisht në zonat bregdetare, por pak nga pak edhe programi jonë i “Rilindjes Rurale” do të çojë në një infrastrukturë më të përmirësuar në fshatra. Ky është një shembull konkret që një infrastrukturë kaq shumë e munguar për fshatin e Pilurit po bëhet realitet”,- theksoi Gjiknuri./ata


Më të lexuarat