Gjykata rrezon HEC-et ne kanionet e Osumit, Klosi: Fituam betejen e pare 31-07-2018
Gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e subjekteve për HEC-et në Osum duke i dhënë të drejtë ministrisë së turizmit dhe Mjedisit për pezullimin e ndërtimit të tyre.
Vendimin e gjyqësorit e ka bërë të ditur ministri Blendi Klosi gjatë aktivitetit në Ditën Botërore të Rangers, zhvilluar në Liqenin Artificial në Tiranë. “Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur, anulimin e HEC-eve Osum”, deklaroi ministri Klosi gjatë fjalës së tij. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit përshëndeti vendimin e gjykatës duke u shprehur: “Ky vendim na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë në mbrojtje të natyrës. Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore.” Megjithatë ministri Klosi theksoi se drejtësia jo gjithmonë ka qenë në mbrojtjen e natyrës me vendimet e saj. “Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz të rifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim të mbrojmë asetet tona natyrore”, tha ministri Klosi duke shtuar se drejtësia duhet të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve./Shqip
Më të lexuarat
Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat administrative për tregtinë me Shqipërinë Lehtësimi i tregtisë së produkteve bujqësore dhe forcimi i bashkëpunimit ishin në fokus të takimit mes ministrave të Bujqësisë të Shqipërisë dhe Kosovës.Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore dhe lehtësimi i qarkullimit të produkteve bujqësore ishin në fokus
18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Tirana mbetet ndër qytetet më të papërballueshme në Europë për blerjen e një banese, sipas të dhënave të fundit të Numbeo.Kjo do të thotë se blerja e një shtëpie në kryeqytetin shqiptar është më e vështirë sesa në qytete si Vjena, ku nevojiten rreth 17.4 vite të ardhura
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore, Fokusi në qendrat urbane dhe zonat turistike Kabllot ajrore, të cilat janë kthyer në shenja identifikuese të qyteteve shqiptare për vite me radhë, do i nënshtrohen ndërhyrjeve për eleminimin e tyre.Lajmi është bërë I ditur nga Kryeministri Rama disa ditë më parë. Televizioni SCAN mëson se ndërhyrjet konkrete në terren do
Ministri Salla: Shtyhet me 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyrë me 10 ditë, njoftoi ministri Andis Salla gjatë një konference me homologun e Kosovës.Ministri Salla tha se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të lartë t
FSHZH, rishpall tenderin për transformimin e bregdetit të Durrësit, rritet fondi në në 8.5 mln euro Qeveria ka hapur një tender prej rreth 8.5 milionë euro për projektimin e transformimit të vijës bregdetare të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri te Kavalishenca, me synim kthimin e saj në hapësirë turistike dhe urbane.Kjo nuk është hera e parë që çelet kjo procedurë pasi më herët
Rikonstruksion rrjetit elektrik në Berat, OSSH hap garën Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka hapur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit elektrik, një investim me vlerë rreth 200 milionë lekë që përfshin ndërtimin e një fideri të ri dhe rehabilitimin e kabinave elektrike.Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e
Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, trajtohen 500 objekte Kadastra ka nisur legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Tiranë-Durrës.Procesi i legalizimit të objekteve përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë përfshin verifikim të detajuar në terren për secilin objekt, prandaj sipas Kadastrës, bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për
Çmimi i naftës rikthehet në nivelet e paraluftës, ndërsa flukset nga Gjiri Persik rriten Nafta Brent bie nën 72.48 dollarë për fuçi, niveli ku tregtohej në fund të shkurtit, përpara shpërthimit të konfliktit me Iranin.Çmimi i naftës Brent ra nën nivelin që kishte përpara nisjes së luftës me Iranin, pasi një valë nafte e grumbulluar nisi të qarkullonte nga Gjiri
Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 mln euro Deficiti tregtar i Kosovës me Italinë është thelluar edhe më shumë gjatë vitit 2025, si pasojë e rritjes së importeve dhe rënies së vazhdueshme të eksporteve. Importet nga Italia kanë arritur në 369.4 milionë euro, ndërsa eksportet kanë zbritur në vetëm 28.9 milionë.Shkëmbimet
Thellohet dominimi i pasurive të paluajtshme në investimet e huaja, totali mbi 2.8 mld euro Investimet e huaja direkte po dominohen gjithnjë e më shumë nga pasuritë e paluajtshme.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për tremujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 172 milionë eurove, në rritje me 65% më shum