4674 biznese te reja ne Tirane– 6-mujori, mbyllen mbi 2 mije te tjera 31-07-2018
Në gjysmën e parë të vitit në kryeqytet kanë gjetur hapësira dhe janë hapur mbi 4 mije biznese të reja.
Referuar të dhënave zyrtare te raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë, janë në total 4674 subjekte kryesore dhe sekondare që janë regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Pjesa më e madhe janë biznese kryesore, konkretisht 3529 prej tyre, ndërsa 1145 janë sekondare, pra të hapura nga individë që disponojnë një biznes kryesor, rrjedhimisht dhe një nipt në QKB. Të ndara sipas kategorive, kryeson regjistrimi i bizneseve të vogla, me 3591 të tilla, ndërsa pjesa tjetër janë biznese të mëdha, vip dhe të përfshira në kategorinë të tjerë. Përpos zonave qendrore që janë të preferuara, duket se së fundmi qytetarët janë të orientuar në hapjen e bizneseve kryesisht në zonat në zhvillim të kryeqytetit. Ndërsa sa i përket bizneseve kryesore dhe sekondare të mbyllura apo që kanë aplikuar për çregjistrim, në gjashtë mujorin e parë të vitit janë 2092 subjekte që kanë ndërprerë aktivitetin. Më shumë se gjysma prej tyre, janë biznese të vogla./Scan
Më të lexuarat
Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat administrative për tregtinë me Shqipërinë Lehtësimi i tregtisë së produkteve bujqësore dhe forcimi i bashkëpunimit ishin në fokus të takimit mes ministrave të Bujqësisë të Shqipërisë dhe Kosovës.Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore dhe lehtësimi i qarkullimit të produkteve bujqësore ishin në fokus
18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Tirana mbetet ndër qytetet më të papërballueshme në Europë për blerjen e një banese, sipas të dhënave të fundit të Numbeo.Kjo do të thotë se blerja e një shtëpie në kryeqytetin shqiptar është më e vështirë sesa në qytete si Vjena, ku nevojiten rreth 17.4 vite të ardhura
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore, Fokusi në qendrat urbane dhe zonat turistike Kabllot ajrore, të cilat janë kthyer në shenja identifikuese të qyteteve shqiptare për vite me radhë, do i nënshtrohen ndërhyrjeve për eleminimin e tyre.Lajmi është bërë I ditur nga Kryeministri Rama disa ditë më parë. Televizioni SCAN mëson se ndërhyrjet konkrete në terren do
Ministri Salla: Shtyhet me 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyrë me 10 ditë, njoftoi ministri Andis Salla gjatë një konference me homologun e Kosovës.Ministri Salla tha se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të lartë t
FSHZH, rishpall tenderin për transformimin e bregdetit të Durrësit, rritet fondi në në 8.5 mln euro Qeveria ka hapur një tender prej rreth 8.5 milionë euro për projektimin e transformimit të vijës bregdetare të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri te Kavalishenca, me synim kthimin e saj në hapësirë turistike dhe urbane.Kjo nuk është hera e parë që çelet kjo procedurë pasi më herët
Rikonstruksion rrjetit elektrik në Berat, OSSH hap garën Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka hapur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit elektrik, një investim me vlerë rreth 200 milionë lekë që përfshin ndërtimin e një fideri të ri dhe rehabilitimin e kabinave elektrike.Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e
Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, trajtohen 500 objekte Kadastra ka nisur legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Tiranë-Durrës.Procesi i legalizimit të objekteve përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë përfshin verifikim të detajuar në terren për secilin objekt, prandaj sipas Kadastrës, bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për
Çmimi i naftës rikthehet në nivelet e paraluftës, ndërsa flukset nga Gjiri Persik rriten Nafta Brent bie nën 72.48 dollarë për fuçi, niveli ku tregtohej në fund të shkurtit, përpara shpërthimit të konfliktit me Iranin.Çmimi i naftës Brent ra nën nivelin që kishte përpara nisjes së luftës me Iranin, pasi një valë nafte e grumbulluar nisi të qarkullonte nga Gjiri
Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 mln euro Deficiti tregtar i Kosovës me Italinë është thelluar edhe më shumë gjatë vitit 2025, si pasojë e rritjes së importeve dhe rënies së vazhdueshme të eksporteve. Importet nga Italia kanë arritur në 369.4 milionë euro, ndërsa eksportet kanë zbritur në vetëm 28.9 milionë.Shkëmbimet
Thellohet dominimi i pasurive të paluajtshme në investimet e huaja, totali mbi 2.8 mld euro Investimet e huaja direkte po dominohen gjithnjë e më shumë nga pasuritë e paluajtshme.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për tremujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 172 milionë eurove, në rritje me 65% më shum