Secondary Adv

TAP hap tenderin per tubacionet e gazit ne Shqiperi dhe Greqi

 

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka nisur procesin e para-kualifikimit për tubacionet në tokë të gazit. Kontata për ndërtimin e tubacioneve është e ndarë në gjashtë lote të cilat do të bashkohen me stacionet e gazit, për Shqipërinë në Durrës, për Greqinë në Kavala dhe Selanik.


Detajet e sakta të njoftimit për kontratën mund të gjendet në Gazetën Zyrtare të BE-së. Gjatësia e përgjithshme e nevojshme për tubacionet e linjës do të jetë rreth 780 km, me peshë totale 443,000 ton dhe me diametrat përkatës: 121.92 cemtimetra dhe 91.44 centimetra.
Knut Steinar Kvindesland, Drejtor i Prokurimit në TAP ka thënë: “TAP ka ndarë këtë kontratë të veçantë në gjashtë lote në mënyrë që t’u japë mundësi të gjitha kompanive të para-kualifikohen. TAP ka ndjekur një proces rigoroz të parakualifikimit për ofertuesit të cilët janë  ftuar në garë. Aftësia e ofertuesve për të përmbushur standardet e larta TAP-it mbi shëndetin, sigurinë, mjedisin dhe aftësinë për të demonstruar një politikë me zero dëme, do të jenë pikat kyçe në përzgjedhjen e fituesit. ”


TAP do të nisë procesin e para-kualifikimit për tubacionet e linjës në det të hapur në fillim të 2015-ës. Për informacion të mëtejshëm mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që ai planifikon të japë, biznesët e interesuara mund të shikojnë në adresën e internetit: www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies


Nëse ju jeni një nënkontraktor dhe jeni të interesuar për të punuar me një nga kompanitë që TAP ka zgjedhur për kontratat e saj, ju lutem futuni në adresën  www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor  për të regjistruar të dhënat tuaja, të cilat do t’u kalohen kompanive që kanë fituar tenderin në procesin e prokurimit të TAP.


Më të lexuarat