Secondary Adv

Pagat e mesuesve-Arsimtaret duhet te presin vitin 2021 per rritje! Fondi, jo premtues

Rritja me 40% e pagave për arsimtarët mund të bëhet  vetëm në vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverie.

 

Sipas të dhënave të publikuara në strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar ajo që vihet re është se për dy vitet e ardhshme ka një shtim të lehtë të fondit për pagat. Deri në vitin 2020 krahasuar me atë aktual fondi për pagat parashikohet të rritet vetëm me rreth 1.2 milion lekë. Sipas shifrave të publikuara në  strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar rritja varion nga 30.2 milion në 2018 në 30.8 në 2019 dhe 31.4 milion në 2020, çka do të thotë se arsimtarët duhet të presin deri në vitin 2021 për të përfituar paga më të larta. Për shkak të pagës së ulët prej rreth 45 mijë lekësh që marrin aktualisht mësuesit, shumë të rinj nuk e radhisin këtë profesion në  preferencat e tyre kur aplikojnë për në universitete këtë e tregon numri i vogël i të diplomuarve në këtë degë. Cilësia po ashtu nuk është  optimale gjë e cila ka detyruar ministrinë për një reformë në sistemin e edukimit. Aktualisht, në sistem janë 35 mijë mësues pagat e të cilëve këtë vit u rrit vetëm me 5%./Scan 


Më të lexuarat