Secondary Adv

Tatimet, kujtese: 20 gushti, afati i fundit per pagesen e tatimit per dividentet

DPT u risjell në kujtesë tatimpaguesve se data 20 gusht është afati i fundit për pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët.

 

Dita e hënë është kështu afati i fundit për deklarimin dhe pagesën, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit. Në rast të mosdeklarimit apo maspagesës brenda kësaj date, penalitetet janë një gjobë prej 10 mijë lekësh për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer./Scan


Më të lexuarat