Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja per gazifikimin e Shqiperise

Brenda 2 viteve përfundon masterplani për gazifikimin e Shqipërisë. Kjo u bë e ditur nga ministri azerbajxhanas së energjisë, Natig Aliyev, pas firmosjes në Tiranë të marrëveshjes me homolugun, Damian Gjiknuri.


Ministri i Energjisë Gjiknuri pret delegacionin nga Azerbaxhani, ku, pas takimit me homologun azer Z.Natig Aliyev, u firmos edhe një memorandum për bashkëpunim për zhvillim të masterplanit të gazit të Shqipërisë.
Gjiknuri, gjatë daljes së përbashkët për mediat, deklaroi se qëllimi i këtij dokumenti është nisja e bashkëpunimit të masterplanit të gazit, ku vendi ynë është një përfituese reale e këtij projekti. Gjithashtu kjo nënkupton diversifikim të burimeve të energjisë dhe siguri më e lartë për këtë sektor. “Më bashkëpunëtorët tanë azerë kemi patur prej 1 viti e gjysmë bisedime, përpos zhvillimit të projektit TAP, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve të tjera ekonomike mes nesh.
Shumë shpejt do të kemi Komitetin e Bashkëpunimeve Ekonomike mes dy vendeve. Qeveria shqiptare do vijojë të suportojë projektin e TAP në mënyrë intensive dhe ka kërkuar edhe investime për biznese/ kompani shqiptare nga anëtarët e TAP”, u shpreh Gjiknuri.


Ministri Gjiknuri në fund, deklaron se jemi të kënaqur për bashkëpunimin kaq serioz dhe përfitues me qeverinë azere.


Ministri i Energjisë Natig Aliyev deklaroi para mediave, se kemi vendosur 45 bilion dollarë investime për gazifikimit jugor. ” Jemi të kënaqur për bashkëpunimin, qëllimi ynë nuk është thjesht të sjellim gazin, por ta gazifikojmë të gjithë Shqipërinë.
Kompania kombëtarë e gazit në Azerbaxhan Socar po përgatit terrenin për gazifikimin e vendit tuaj, me studimet e terrenit, pas një sërë projektesh të rëndësishme që ka kryer në vende të tjera, si Gjeorgjia etj.”, u shpreh Aliyev. Në fund, ministri azer deklaroi se ky masterplan është dokument i rëndësishëm, brenda një muaji nisin punimet për gazifikimin.


Më të lexuarat