Secondary Adv

Unaza Lindore e Tiranes me 3 korsi per drejtim. Rama: Puna nis ne vjeshte

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë këtë ditë me një postim të pamjeve të projektit të Unazës së Madhe lindore të Tiranës.

 

Pas përfundimit të lotit të parë të këtij segmenti, kryeministri informon se kontratat për dy lotet e mbetur do të mbyllen në vjeshtë dhe puna do të nisë po ashtu brenda periudhës Shtator-Nëntor. Unaza lindore e kryeqytetit nis nga zgjatimi i lumit të Lanës pranë Maternitetit të Ri drejt Shkozës, për të kaluar deri në farkë ku bashkohet me kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan. Punimet do të përfshijnë edhe sistemimin e lumit të Lanës, i cili do të vishet me shtrat betoni, ndërsa skarpatat anësore do të gjelbërohen.

Segmenti do të jetë i ndarë në dy karrexhata me nga 3 korsi qarkullimi secila, si dhe një korsi të dedikuar për biçikletat. Pamjet tregojnë se puna do të prekë edhe kryqëzimet dhe rrethrrotullimet ekzistuese, ndërsa në pjesën ku përfundon Unaza e Vogël dhe lidhet me Unazën e Madhe do të kemi një mbikalim mbi një rrethrrotullim. Paralelisht me Unazën Lindore, ARRSH po punon edhe për projektimin e Unazës së Madhe në pjesën veriore të qytetit, segment që lidh sheshin Shqiponja me zgjatimin e Bulevardit të Ri./Scan 


Më të lexuarat