Secondary Adv

Financat, suficit 3.1 mld leke – Ne 7 muaj, mblidhen 256 mld leke, kursi i kembimit godet TVSH-ne

7 muajt e parë të vitit janë mbyllur me një suficit buxhetor prej 3.1 miliardë lekësh, çka do të thotë që shpenzimet kanë qenë më të ulëta në krahasim me të ardhurat.

 

Sipas treguesve të konsoliduar fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, vihet re se të ardhurat totale për periudhën Janar-Korrik 2018 u realizuan në vlerën 256 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 97% kundrejt planit të periudhës. Shkak për këtë është bërë rënia e të ardhurave nga TVSH-ja, tatim-fitimi, renta minerare, akciza, taksa doganore si dhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat cilat nuk janë realizuar në masën e pritur. Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga “T.V.SH-ja” në total, janë realizuar në vlerën 81 miliardë lekë, ose 95 %. Rritja e importit të karburantit ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit. Rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja (EURO dhe USD) kundrejt monedhës vendase, ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja të importeve për të gjitha kategoritë e mallrave. Janë rimbursuar rreth 8 miliardë lekë, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se 7-mujori i vitit 2017. Ndërsa të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 20 miliardë lekë, ose 95% e planit. Po ashtu, edhe në këtë zë të buxhetit të shtetit, kriza energjetike e vitit të kaluar, me import të konsiderueshëm të energjisë elektrike, ka dhënë efekte negative në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjetik duke u reflektuar në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018. Mosrealizim më i madh i përket mbledhjes së të ardhurave nga renta minerare me vetëm 80 për qind. Ndërsa Shpenzimet e përgjithshme publike, në muajin e 7 të vitit 2018, arritën në rreth 252.8 miliardë lekë./Scan 


Më të lexuarat