Secondary Adv

Perfundon rikonstruksioni i plote i rruges Korce-Voskop-Polene-Korce

Ka përfunduar puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës Korçë-Voskop-Polenë-Korçë me gjatësi 16 km.   

 

 

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rruga e re ka një gjerësi asfalti që varion nga 4.5 deri në 6.5 metër dhe është e pajisur me bankina 2.75 metër, guardrail dhe sinjalistikë vertikale e horizontale. 

 

Janë rreth 6 mijë banorë në Njësitë Administrative Voskop të cilët përfitojnë nga ky investim që lehtëson aksesin e shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe tregut të Korçës. Investimi i nisur në maj të vitit të kaluar u zbatua në kuadër të Projektit të Qeverisë Shqiptare për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare në vend./Scan  


Më të lexuarat