Secondary Adv

Fluks regjistrimesh ne kopshte – Kapacitetet e kufizuara, 89 perqind e tyre te mbipopulluara

Kapacitetet pritëse të kopshteve në kryeqytet nuk i përgjigjen kërkesës së lartë për regjistrim. 

 

Problem mbetet fakti se ende nuk ka një zgjidhje për fëmijët të cilët ngelen të paregjistruar pavarësisht se ata i plotësojnë kriteret të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës. Jashtë Kameras, në ditën e parë të nisjes së regjistrimit për vitin 2018-2019, drejtues të kopshteve  në kryeqytet theksojnë se  ka mbingarkesë duke vështirësuar edhe punën e tyre. Sipas drejtuesve, aktualisht prioritet po i jepet familjeve në nevojë dhe me vështirësi ekonomike. Vetëm pak kohë më parë në një monitorim të bërë nga shoqata “together for life” rezultoi se në 89% e 44  kopshteve në kryeqytet janë të mbingarkuara dhe se për këtë ende nuk po merren masa. Regjistrimet në  kopshte do të vijojnë deri në datë 14 shtator, ndërsa prindërit duhet t’i drejtohen atyre pranë njësisë ku banojnë, sipas ndarjes zonale. Dokumentacioni që duhet për regjistrim është certifikata e lindjes së fëmijës, vërtetimi i vaksinave të kryera si edhe analiza e Koprokulturës. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit asnjë fëmijë nuk do të pranohet në kopshte pa kryer analizat pranë drejtorisë së higjienës. Kjo sipas drejtuesve, bëhet për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të ndryshme tek vogëlushët./Scan


Më të lexuarat