Secondary Adv

Shqetesimet e biznesit – Informaliteti dhe konkurrueshmeria, anketohen 130 kompani turistike

Mbi 130 kompani të sektorit të turizmit janë bërë pjesë e një ankete nga Këshilli i Investimeve, për identifikimin e shqetësimeve kryesore të biznesit.

 

Mbi 130 kompani të sektorit të turizmit janë bërë pjesë e një ankete nga Këshilli i Investimeve, për identifikimin e shqetësimeve të biznesit, në drejtim të informalitetit dhe konkurrueshmërisë në këtë treg. Pas përpunimit të të dhënave, Sekretariati do të ofrojë edhe rekomandimet përkatëse për të adresuar problematikat që do të konstatohen. Ndërkohë që, Fokusi i Notës Teknike do të jetë kryesisht mbi aspektet më të rëndësishme të zinxhirit të turizmit, akomodim hoteleri dhe operatorë udhëtimesh. Kryesisht bizneset janë pyetur mbi lehtësimin fiskal që ka të bëjë me reduktimin e TVSH-së nga 20% në 6% dhe se çfarë ndikimi do të ketë kjo masë në të ardhmen. Ndërkohë që, mbledhja e Këshillit të Investimeve pritet të mbahet në fund të muajit shtator. Këto rekomandime do të vijnë pas aksionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në zonat bregdetare gjatë muajve të verës, ku u raportuan edhe një sërë problemesh që lidheshin me punonjësit informalë apo operimin në të zezë të subjekteve. Për muajt qershor dhe Korrik, ‘në ‘sitën’ e inspektorëve kaluan 5040 subjekte, 2000 prej të cilëve rezultuan me shkelje.  Ndërkohë që, sipas të dhënave që disponon TV SCAN rezulton se rreth 33 për qind e turizmit akomodues në vend funksionon në informalitet të plotë. Në total, në të gjithë vendin janë 3791 struktura akomoduese, nga të cilat 1251 struktura, janë kategoria ku përfshihen dhomat private me 16 për qind, shtëpitë private me 14 për qind dhe bujtinat me 3 për qind. Ndër vite këto struktura kanë funksionuar dhe vazhdojnë të funksionojnë duke arkëtuar të ardhura për veten e tyre, ndërsa nuk paguajnë tatime në arkën e shtetit. Nga ana tjetër, janë jashtë kontrolleve të organeve kompetente edhe nga pikëpamja higjeno-sanitare apo sigurisë./Scan


Më të lexuarat