Secondary Adv

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa - Tremujori II, 2018

Tremujori II, 2018

Tiranë, më 04 Shtator 2018: Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e dytë 2018 arriti 103,5, duke u rritur me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2,3 %, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” me 2,2 % dhe “Shpenzime për paga” me 0,6 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,8 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,3 %.

 

Fig. 1 Ndryshimet vjetore të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për Banesa



Në tremujorin e dytë 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, rritje ka shënuar grupi: “Shpenzime transporti” me 0,2 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,2 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,8 % dhe grupi  “Shpenzime materiale” me 0,3 %.

 

Tab. 1 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa

 

Tab. 2. Ndryshimet vjetore të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për Banesa

 

Tab. 3 . Ndryshimet tremujore të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për Banesa

 

Metodologjia
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit. Indeksi përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Indekseve të ndryshme të volumit, përdoret nga Institucionet Qeveritare, Banka Qendrore e Shqipërisë, Organizata të tjerë joqeveritare, Banka Botërore, FMN etj. IKN duke filluar nga tremujori i parë 2011 llogaritet me shportën e re të materialeve. Peshat e këtyre materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit.

 

Tremujori i parë i vitit 2011 shërben si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (tremujori i parë 2011=100). Shporta e re përbëhët nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 165 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 65 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqëndruara kryesisht në rrethin e Tiranës. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që ato realizojnë gjatë një periudhe një vjeçare. Shpenzimet janë klasifikuar në përputhje me klasifikimin që përdor EUROSTAT për Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, në gjashtë grupe kryesore si më poshtë:

 

• Shpenzime për materiale
• Shpenzime për paga
• Shpenzime për makineri
• Shpenzime transporti
• Shpenzime për energji
• Shpenzime të tjera

Rishikimi
Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike, ndryshimi i
periudhës bazë etj.

 

Matësit e Indeksit
Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të tremujorit korent me të njëjtin tremujor të një
viti më parë. Ndryshimi tremujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të tremujorit korent me tremujorin e mëparshëm.

 

Për t’u konsultuar me botime të tjera, vizitoni faqen e INSTAT: https://www.instat.gov.al/


Më të lexuarat