Secondary Adv

Shqiperi-Maqedoni, kontrolle te perbashketa kufitare – Bekteshi: Nje zone e perbashket ekonomike

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë po punojnë për të ngritur një one-stop-shop për kontrolle të përbashkëta kufitare. 

 

Lajmi vjen nga ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik, Bekteshi, gjatë një deklarate për shtyp ditën e martë. “Qëllimi i projektit është të lehtësojmë tregtinë e lirë të mallrave, të përmirësojmë menaxhimin e përbashkët të riskut dhe të rrisim volumin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve”, deklaroi Bekteshi. Zbatimi i kontrolleve të përbashkëta kufitare është pjesë e një plani masash për krijimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Sipas ministrit, Maqedonia është plotësisht e përkushtuar për të rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe për të krijuar zonën e përbashkët ekonomike, e cila do të rrisë konkurrueshmërinë e kompanive. Rritja e bashkëpunimit në Dogana ishte në fokus të një takimi mes palëve në muajin Prill, ku u diskutua dhe mundësia e kalimit të kufirit të përbashkët Qafë Thanë-Kafasan. Shqipëria po punon gjithashtu për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar edhe në kufijtë me Malin e Zi, Kosovën dhe Greqinë./Scan 


Më të lexuarat