Secondary Adv

Kreu i AMA-s: Transmetimet dixhitale, cilesi e larte dhe 34 kanale falas

Ditën e djeshme janë ndërprerë transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës, duke kaluar në transmetim dixhital. 

 

Në një konferencë për mediat, kreu i AMA-s, Gentian Sala, tha se risia e transmetimeve dixhiitale do jenë programet e larmishme, cilësia në transmetim dhe 34 kanalet falas vetëm përmes një dekoderi. “Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe publikun e zonës Tiranë-Durrës, pasi kemi kaluar transmetimet nga analoge në dixhitale. Nuk ka më transmetime analoge. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të kanaleve falas për qytetarët të cilat mund të shihen përmes një dekoderi. Ka më shumë programe, cilësi e lartë dhe 34 kanale falas. Dekoderat janë në shitje në çdo dyqan. 70% e popullsisë është mbuluar me këtë teknologji”, deklaroi ai. Lidhur me shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët pretendojnë se nuk janë informuar për ndërprerjen e transmetimeve analoge, Sala tha se prej një viti e gjysmë AMA ka njoftuar qytetarët për këtë zhvillim./Shqip


Më të lexuarat