Secondary Adv

Kuvendi miraton 3 anetaret e Keshillit Mbikeqyres se BSH-se

Kuvendi miratoi në seancën plenare 3 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Gent Sejko ka marrë maksimumin e votave ndër tre kandidatët e Këshillit Mbikëqyrës që u votuan sot nga Kuvendi duke konfirmuar konsensusin mazhorancë-opozitë për emrin e Guvernatorit të ardhshëm.

 


Kuvendi votoi me 111 vota pro, 39 kundër dhe 2 abstenime kandidaturën e propozuar nga këshilli mbikëqyrës z.gent Sejko ndërkohë që dy kandidaturat e kuvendit morrën më pak vota. Tonin Kola i propozuar nga Komisioni i Ekonomisë mori 82 vota pro, 39 kundër dhe 2 abstenime ndërkohë që për kandidaturën tjetër znj.Natasha Ahmetaj votat pro ishin më pak 74 ndërsa kundër 47 duke ndarë votat pro të mahzorancës dhe kundër të opozitës.


Me votimin e sotëm Këshilli Mbikëqyrës ka 8 antarë ndërkohë që pritet të shqyrtohet edhe propozimi i kryeministrit për antarin e 9-të të Këshillit. Kuvendi nuk e diskutoi këtë javë kandidaturën e saj ndoshta duke pritur hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” që i lejojnë edhe një shtetase të huaj siç është zonja Prifti për të qenë antare e Këshillit Mbikëqyrës.
Me plotësimin e vakancave në Këshill në muajin janar pritet të vendoset edhe për Guvernatorin e ardhshëm dhe sipas skenarëve të parashikuar votimi i Sejkos si antar i Këshillit i hap rrugën edhe votimit të dekretit të presidentit që e ka përzgjedhur për pozicionin e Guvernatorit dhe kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.


Më të lexuarat