Secondary Adv

Te papunet, kurse me detyrim - Ahmetaj: Per 1 viti rikualifikojme me page 76 mije persona

Rreth 76 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar do t’i nënshtrohen me detyrim rikualifikimit në kurse profesionale.

 

Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sipas të cilit gjatë periudhës së ndjekjes së  kurseve kjo kategori do të paguhet. Ndërkaq, UNDP ka hapur aplikimet për fazën e tretë të programit të vetëpunësimit, ku çdo i ri me një ide dhe plan biznesi mund të aplikojë deri në 30 Shtator pranë zyrës së punësimit Tiranë dhe do të përfitojë financim të biznesit të tij. Por ndërsa të papunët po orientohen drejt kurseve profesionale, përmes të dhënave zyrtare, vetë Shërbimi Kombëtar i Punësimit, bën me dije se nëse pjesëmarrja në kurset e formimit është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet  një problem serioz pasi, vetëm 4.9 % e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë 2017-ës në kurset e profesioneve, kanë arritur të punësohen, apo e shprehur në raport, 1 në 20./Scan


Më të lexuarat