Secondary Adv

Mbeshtetje per nxenesit ekselente, hiqen shpenzimet per 300 familje

Qeveria do t’i heqë barrën e shpenzimeve familjeve të 300 nxënësve ekselentë, që kanë zgjedhur degën e mësuesisë në universitete.

 

Ky premtim erdhi vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar me mësuesit e portalit “mësues për Shqipërinë”. Kryeministri gjatë këtij takimi bëri apel për shmangien e përdorimit të telefonave celularë në mjediset e shkollës ndërsa u ndal edhe debatit e ditëve të fundit duke dhënë arsyen se pse librat që jepen falas duhet të kthehen mbrapsht. E pranishme Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ndal tek kurrikula e re dhe transformimi i sistemit të arsimit. Sipas Nikollës këtë vit do të mësojnë sipas kësaj kurrikule rreth 400 mijë nxënës./Scan 


Më të lexuarat