Nga 1 janari 2015 do te paguajme energjine 23 per qind me shtrenjte
Viti 2015-të do të fillojë me një lajm të keq për të gjitha familjet që konsumojnë deri në 300 kvh në muaj, ndërsa do të jetë pozitiv për të gjithë ata që konsumojnë mbi 500 kvh në muaj, teksa Enti Rregullator i Energjisë pritet që të vendosë çmimin e ri të energjisë, që do të luhatet në rreth 9.5 lekë kvh (nga 11.08 lekë/kvh orë që kishte kërkuar Enti).
Enti Rregullator i Energjisë pritet të zyrtarizojë sot çmimin e ri të energjisë elektrike që konsumatorët do të paguajnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Të parët do të shohin një rritje të faturave mujore nga rreth 2300 lekë (për konsumin 300 kv orë në muaj) në rreth 2900 lekë, apo rreth 23% më shumë. Të dytët do t’i gëzohen një rënieje të shumës që duhet të paguajnë çdo muaj për energjinë. Sa më shumë të konsumojnë, aq më e ulët do të jetë fatura, në raport me periudhën aktuale. Psh, ata që konsumojnë 600 kvh në muaj, do paguajnë 5700 lekë, nga 6360 lekë më parë, apo 10% më pak. Për familjet e “pasura” që shpenzojnë 800-1000 kvh në muaj, fatura ulet përkatësisht me 16% dhe
Më parë, çmimi i energjisë për ata që konsumonin deri në 300 lekë/kvh ishte 7.7 lekë/kvh dhe mbi këtë fashë bëhej 13.5 lekë/kvh. Barazimi i tarifave është pjesë e reformës që ka ndërmarrë qeveria, që si synimin kryesor ka shmangien e abuzimeve që ishin konstatuar si rrjedhojë e përdorimit të dy fashave, sidomos nga bizneset. Sipas të dhënave nga ERE, aktualisht 44% e konsumatorëve të energjisë bëjnë pjesë në bllokun e parë që paguan 7.7 lekë/kvh. Brenda kësaj fashe 76% e familjeve konsumonin deri në 300 kvh në muaj. Rreth 15% e konsumatorëve të energjisë bëjnë pjesë në bllokun e dytë mbi 300 kvh (13.5 lekë). Pjesa e mbetur janë industri, buxhetorë, tregti etj.