Secondary Adv

138 mln dollare te tjera per Elbasan-Tirane - Gjiknuri: Do te behet me pagese

Pas përfundimit të punimeve autostrada e re Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë, deklaroi Ministri i Infrastrukturës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

 

Gjiknuri duke ju përgjigjur interesit të deputeteve, tha se pagesa në rrugën e re të Elbasanit do të vihet pasi të jetë siguruar një alternative të tjetër pa pagesë për automjetet. Kostot në rrugën e re te Elbasanit janë rritur me rreth 40 për qind. Pas shembjes tre viteve në parë në Ibë, kompania greke Aktor e nënkontraktuar për punimet ka kërkuar shtesë punimesh. Financimet shtesë të rrugës arritën në 51 milionë dollarë, duke e çuar vlerës e saj në 450 milionë dollarë. Gjiknuri tha se me sigurimin e financimit të fundit prej 16 milionë eurosh rruga do të përfundojë brenda vitit.Nëse marrëveshja e kredisë do të hynte në fuqi menjëherë do të favorizonte shumë punimet tha Gjiknuri. Mirëmbajtja e rrugës Tiranë- Elbasan aktualisht do bëhet me një kontratë të posaçme, nga një kompani private. Kostot e mirëmbajtjes janë të larta ndaj ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë, tha Ministri. Gjiknuri  tha se mirat publike kanë nevojë për kontribut. Teksa deputeti Erion Brace kërkoi transparencë për të gjitha fondet që janë shpenzuar për ndërtimin e Rrugës së Kombit e cila nuk ka përfunduar ende. Gjithashtu deputetet e tjerë në komision kanë ngritur shqetësime në lidhje me kostot që po krijojnë rrugët e reja tek qytetarët nëpërmjet pagesave të drejtpërdrejta. Deputeti i Anastas Angjeli ka kërkuar hetime nga prokuroria, se pse kostot në dy autostradat e reja janë rritur në mënyrë marramendëse që kur ka nisur zbatimi i kontratave. Përdoruesit e rrugëve duhet të kontribuojnë, por jo të marrin në kurriz të gjitha papërgjegjshmëritë e që janë bërë gjatë ndërtimit të tyre duke rënduar kostot më pa të drejtë tha Angjeli.Rruga Tiranë-Elbasan kërkon të tjera fonde për përfundimin e saj. Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, rruga ishte parashikuar që të merrte 312 milionë dollarë, ndërsa tashmë duhen 450 milionë dollarë. Nga buxheti i shtetit duhen edhe 138 milionë dollarë të tjera. Ministri nuk e argumentoi arsyen e  shtimit të kësaj shume, por tha se në përgjithësi ndodh gjithmonë kështu me investime të tilla./Monitor 


Më të lexuarat