Legalizimet e ndertimeve pa leje, 8 mije leke per cdo kat!
Ndërtuesit apo ata që zotërojnë një banesë të dytë do të duhet të paguajnë një tarifë legalizimi prej 8 mijë lekësh për çdo kat të objektit.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare dhe që tashmë ka marrë fuqi ligjore parashikon mënyrën sesi do të detajohen të ardhurat nga procesi i legalizimeve dhe se si do të përdoren ato. Kjo nënkupton se të gjithë ata që duan të legalizojnë një banesë të dytë do të duhet të paguajnë këtë tarifë për çdo kat të banëses. Por më shumë sesa ata që zotërojnë një banesë të dytë, ky vendim prek kryesisht ndërtuesit që kanë të regjistruar në emrin e tyre një numër të lartë apartamentesh të pashitura. Ndërkohë, vendimi përcakton gjithashtu edhe mënyrën e mbledhjes dhe përdorimit të të ardhurave nga Agjencia e Legalizimeve.
Të ardhurat që do të mblidhen nga pagesa e tarifës së shërbimit 8 mijë lekë do t’i shtohet fondit prej 30 për qind të të ardhurave nga procesi që do të përdoren për përballimin e shpenzimeve të evidentimit në terren dhe të hartimit të okumentacionit, për ndërtimet pa leje.