Secondary Adv

Terminali i ri i autobuseve me koncesion: Keshilli Bashkiak miraton kontraten ne 27 Shtator

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë studimin e fizibilitetit dhe kontratën e partneritetit publik privat për ndërtimin e terminalit të transportit publik në kryeqytet. 

 

Sipas rendit të ditës, në mbledhjen e datës 27 shtator është pikërisht edhe kjo pikë, ndërkohë që zbatuesi i projektit do të jetë bashkimi i shoqërive “SalillAri shpk, Hellas Servis shpk, Analysis Computers & Software dhe Klodioda shpk”. Ndërkaq, përmbajtja e kontratës nuk është bërë ende publike, ndërkohë që këshilltarët e Këshillit Bashkiak janë njoftuar se ajo do iu vihet në dispozicion në ditët në vazhdim. Gara për këtë koncesion është shpallur pranë Agjencisë së Prokurimit Publik në janar të vitit 2017, ndërsa ishte e hapur edhe për kompanitë ndërkombëtare të interesuara. Firma fituese, që në këtë rast do të jetë konsorciumi i mësipërm do të kryente hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të një terminali të ri të transportit publik, mirëmbajtjen e tij të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës. Në dokumentet e tenderit përcaktohej se menaxhimi mund të shkonte deri në 35 vjet, por kohëzgjatja e  saktë do të zbardhet pasi të publikohet kontrata mes palëve. Vlera e vlerësuar e projektit është  15.477.857,31, ndërkohë që Bashkia do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit. Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqëndrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit./Scan 


Më të lexuarat