Secondary Adv

Ne Tirane do te ndertohet shume, pritet ngecje e shitjeve, turizmi sektor premtues

Në një intervistë presidenti i Grupit Balfin ka folur rreth sektorit të ndërtimit që sipas tij është në rritje por edhe atij të turizmit që duket mjaft premtues për të ardhmen. 

 

Së fundmi Grupi Balfin është diversifikuar në sistemin financiar dhe po vijon me intensitet investimet në turizëm. Presidenti i grupit, Samir Mane, pohon se tashmë i rëndësishëm është diversifikimi rajonal, ndërsa në Shqipëri, sfida është zvogëlimi i portofolit. Balfin ka filluar të shesë bizneset e vogla, që i marrin grupit shumë kohë menaxheriale. Një tjetër tërheqje është edhe nga sektori i real estate, në kryeqytet, ku grupi shiti së fundmi aksionet që zotëronte në qiellgërvishtësin Down Town Albania. Z. Mane përsërit se oferta për apartamente në Tiranë pritet të rritet ndjeshëm, nëse do të zbatohen të gjitha projektet e planifikuara dhe kjo mund të çojë në një ngecje të shitjeve në të ardhmen. Por, ai shton se nuk ka rrezik për flluskë, pasi këto projekte nuk po financohen nga bankat, teksa këto të fundit kanë një lloj tërheqjeje nga financimet në real estate.  

 

E ardhmja

"Ne jemi të fokusuar në turizëm. Ne mendojmë që investimet në real estate në turizëm do të jenë tërheqëse për vitet e ardhshme. Bota ka një tendencë shumë të fortë drejt rritjes së turizmit. Tiranën, për momentin, nuk e kemi prioritet. Zvogëlimi i portofolit në Shqipëri është një nga sfidat e vitit 2018-2019 dhe padyshim sfidë tjetër është diversifikimi rajonal dhe shtrirja rajonale. Pa dyshim që çmimet e momentit janë favorizuese, por sërish e përsëris se, nëse të gjithë këto projekte që dëgjojmë do të ndërtohen, do të realizohen, mund të ketë ngecje të shitjeve."

 

A mund të rrezikohet një flluskë nëse do të ndërtohen të gjitha këto projekte?

Unë nuk besoj që rrezikohet një flluskë, sepse problem do të kishte nëse këto investime të mëdha do të mbështeteshin nga bankat. Por, me sa duket, bankat kanë një lloj tërheqjeje nga financimet në real estate, pra në rezidenca. Nëse nuk do të mbështeten nga bankat, një pjesë e biznesit, ose do t’i shtyjnë në kohë projektet, ose do të kenë vështirësi për t’i mbaruar, ose do të transferohen në duar të tjera. Për momentin, tregu është mirë, pra nuk them që shitjet e atyre që kemi po ecin keq, por nëse të gjitha këto që dëgjojmë do të ndërtohen, eventualisht mund të ketë sërish një ngecje.

 

Pra do të ketë mbiofertë?

Për momentin, nuk ka mbiofertë, por jam i sigurt që në rast se do të bëhen të gjitha, do të ketë mbiofertë.

 

Në përgjithësi, sa apartamente cilësore kërkohen në vit?

"Me aq sa ne kemi studiuar, vlerësoj se Tirana ka nevojë për 100 deri në 150 apartamente të shtrenjta në vit dhe sipas statistikave që kemi dëgjuar, mund të prodhohen më tepër, rreth 300 – 350. Pra, do të ketë mbiofertë.Po për sa u përket qendrave tregtare, se vrulli i ndërtimeve vazhdon dhe në kullat e reja do të ketë ambiente qendrash. Qendrat tregtare të kullave të reja nuk janë në të vërtetë një retail i organizuar. Ato kanë njësi prej 2-4 mijë metra katrorë, të cilat nuk janë tërheqëse për konsumatorin e madh. E kanë provuar në shumë vende, edhe në Shqipëri, edhe në vende të tjera të botës, që këto godina me dyqane poshtë, jo patjetër janë zgjedhje. Pothuajse në asnjë vend nuk kanë funksionuar dhe unë besoj se edhe në Shqipëri do të kenë të njëjtën tendencë. Do bëhen kulla, do të bëhen zyra, por qendrat tregtare në to nuk do të jenë tërheqëse. Unë vazhdoj të them që retal i organizuar ka arritur një nivel dhe më shumë se kaq, do të ishte jo efektive. ilat janë planet e tjera për investime për 2018 dhe në vijim në Shqipëri dhe jashtë saj? Cilët janë sektorët ku vlerësoni se ka ende potencial për të investuar brenda vendit? Ne do të përqendrohemi kryesisht te turizmi. Plane të tjera në Shqipëri për investime, për momentin, nuk kemi. Në fakt jemi në proces riorganizimi për shitjen e një pjese të bizneseve, të cilat na kërkojnë shumë kohë menaxheriale. Pra ne i kemi kapacitetet administrative dhe financiare për t’u zgjeruar, por do të shikojmë të dalim nga biznese, të cilat na marrin shumë kohë, megjithëse të gjitha bizneset performojnë mirë. Një rast, p.sh., ishte shitja e Final, ku ne ishim një nga aksionerët kryesorë. Kemi negocime edhe për shitjen e një pjese të bizneseve të vogla, të cilat na kërkojnë kohë të madhe administrative. Zvogëlimi i portofolit në Shqipëri është një nga sfidat e vitit 2018-2019 dhe padyshim sfidë tjetër është diversifikimi rajonal dhe shtrirja rajonale. Balfin i ka të gjitha kapacitetet që të investojë në çdo cep të Europës pa asnjë lloj problemi. Zhvillimi i kompanisë është në atë fazë që ne mund të shkojmë të investojmë kudo dhe këtë do të bëjmë. Në Shqipëri, për momentin, nuk kemi asnjë plan, përveç atyre që i kemi filluar tashmë, të paktën deri në vitin 2025."

 

Si e vlerësoni mjedisin për të bërë biznes në Shqipëri?

Mjedisi për të bërë biznes në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, nuk është më i miri i mundshëm. Pa dyshim ka problematikat e veta, por sigurisht që progres ka. A është progresi aq i shpejtë sa të zhvillohet biznesi. Unë nuk mendoj që është. Ka lehtësim praktikash, ka lehtësim procedurash, por të gjitha gjërat bëhen jo në kohën e duhur. Pra do të ishte mirë që njerëzit të mendojnë që biznesi vjen i pari dhe politika, e dyta./Monitor 


Më të lexuarat