INSTAT publikon bilancin e turisteve te huaj: Ja me sa eshte rritur numri i tyre ne gusht
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21,1 %.
Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tetëmujorin e 2018 është 4.397.638 duke u rritur me 16,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.Në Gusht 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 82,5 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Mali i Zi me 63,5 %.
Në tetëmujorin e 2018, ndër vendet që Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Gusht 2018, janë 2.184.720 duke shënuar një rritje me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2018, është 688.559 krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur 1,3 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Gusht 2018, është 1.496.161. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur 32,6 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në tetëmujorin 2018, është 3.550.502, duke u rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë/INSTAT