Secondary Adv

3.4 mld leke per shpronesimet e banesave ne Tirane

 

Bashkia e Tiranës ka parashikuar një shumë prej 3.4 miliardë lekësh për shpronësimin e qytetarëve, banesat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i veprave publike.Në këtë kategori përfshihen edhe qytetarët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës.


Kjo shumë është parashikuar të përdoret deri në vitin 2017, ndërsa vetëm për vitin 2015 për shpronësime në janë akorduar 504 milionë lekë. Shifra detajohet në relacionin e buxhetit për kryeqytetin të miratuar me shumicë votash pak ditë më parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Në relacion konkretisht thuhet se fondi do të përdoret si “Kompesim i pronarëve të pronave që përdoren për interes publik si për ndërtimin e rrugëve, shkollave, Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës etj”.


Projekti i Bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës të cilat kanë filluar të zbatohen që në shtator të 2013-ës, kanë ecur me ritme të ngadalta dhe në Dhjetor të 2013 puna ka ngecur për shkak të bllokimit të vendimit për shpronësimet dhe buxhetit të bashkisë nga ana e Këshillit Bashkiak.
Qeveria e mëparshme vuri në dispozicion një fond prej 1.7 miliard lekësh për shpronësime i cili u cilësua si shumë i ulët dhe shkaktoi protesta tek banorët.


Më të lexuarat