Secondary Adv

Ne mars 2015 nis ndertimi i impiantit te perpunimit te mbetjeve

Në mars do të nisë puna për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane. Lajmi i dhënë fillimisht nga kryeministri Rama, është cilësuar me shumë rëndësi për Elbasanin, nga kryeqytetari Sejdini, pasi është një nga qarqet me ndotje të madhe industriale.


Ndërtimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane, do të nisë në muajin mars të vitit 2015.  Kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e cilësoi këtë lajm me rëndësi për qytetin e tij, pasi është një nga qarqet me ndotje më të madhe industriale.
Financuesi kryesor i këtij impianti do të jetë Belgjika, dhe projektuese e këtij impianti do të jetë një kompani po ashtu nga ky shtet. Impianti i përpunimit të mbetjeve do të bëjë edhe filtrimin e ujërave të zeza, që është një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ujit të lumit Shkumbin.
Më herët, ministri i Mjedisit, Lefter Koka njoftoi se brenda vitit të ardhshëm, Elbasani do të jetë i pari qytet në Shqipëri që do të ketë një impiant të përpunimit të mbetjeve urbane, nga ku do të mund të prodhohet edhe energji. Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore për shkak të mbetjeve urbane, që rrezikojnë jetën e qytetarëve.


Më të lexuarat