Secondary Adv

100 fshatrat, projekti per Pustecin: Banesat 2-3 kate do te kthehen ne hotele dhe njesi tregtare

Kreu i qeverisë kërkoi nga banorët të bëhen pjesë e projektit "100 fshatrat" duke ofruar hapësirat e tyre, ndër to edhe shtëpitë me dy apo tre kate, në njësi tregtare dhe turistike.  

  

Nga Pusteci ku u prezantuan projektet e para zhvillimore në kuadër të programit “100 fshatrat”, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e nxitjes së njerëzve për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje. Kreu i qeverisë kërkoi nga banorët të bëhen pjesë e këtij projekti duke ofruar hapësirat që disponojnë, ndër to edhe shtëpitë me dy apo tre kate, në njësi tregtare dhe turistike.

 

"Aspekti më vendimtar i programit ka të bëjë me nxitjen e njerëzve që jetojnë në këto fshatra dhe kalojnë të gjithë eksperiencën e tyre jetësore në këto zona, për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje. Ne krijuam këtë mundësi dhe hapësirë, por ende këtu në Pustec ato hapësira të konceptuara për të qenë njësi tregtare dhe turistike nuk janë jetësuar." Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se nevojitet një ndërveprim mes pushtetit vendor dhe komunitetit, bashkë me mbështetjen e qeverisë qendrore, përmes programit “100 fshatrat”. Vetëm në këtë kodër, vijoi Rama, ka disa godina 2 apo 3-katëshe, që nëse do të ishin në një vend me turizëm të zhvilluar në Zvicër apo Greqi, do të krijonin para në 365 ditët e vitit, duke mikëpritur vizitorë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat