Secondary Adv

Rruget e bllokuara nga debora, ja ku duhet te perdorni zinxhiret

Situata e kalueshmërisë së akseve rrugore në Shqipëri, është vështirësuar pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit. Moti i keq me reshje të dendura bore dhe shiu ka shkaktuar bllokimin e disa rrugëve kombëtare dhe rurale dhe ka nxjerrë në pah disa problematika edhe në qytetet kryesore të vendit.


Qafë-Plloç, një kamion ka rrëshqitur dhe ka bllokuar qarkullimin. Në qarkun e Korçës disa akse janë të pakalueshme dhe disa të tjera kalohen vetëm me zinxhirë. Kështu mësohet se akset Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë kalohen me zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Pogradec kalohet vetëm me zinxhirë. Aksi Pogradec-Qafë-Thanë, shumë e vështirë për t’u kaluar, pasi dëbora varion nga 5 deri në 15 centimetra.

Librazhd, për shkak të motit të keq shumica e fshatrave janë pa energji elektrike, pasi janë shembur 20 shtylla të rrjetit të mesëm. Situatë problematike është edhe në aksin Librazhd-Qafë-Thanë. Aksi Pishkash-Prrenjas është i mbuluar nga ngricat. Aksi Librazhd-Steblevë është i bllokuar nga mbrëmja e djeshme. Në Qafë-Thanë vazhdon dëbora, qarkullohet me zinxhirë.

Nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se akset rrugore në Korçë, të kalueshme pjesërisht. Akset rrugore në Korçë janë të kalueshme me zinxhirë. Në Llogora ka rreth 5 cm dëborë por situata nuk është problematike. Akset Berat, Vlorë dhe Gjirokastër nuk paraqesin probleme. Firmat po marrin masa për pastrime. Rruga e Kombit është e kalueshme në disa segmente”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Fier, për shkak të shirave intensive, lumi Gjanica ka dalë nga shtrati. Janë përmbytur zyrat e Ujësjellës-Kanalizime Fier, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Punonjësit po nxjerrin ujin nga zyrat. Janë përmbytur edhe magazina, disa lokale, ndërkohë në shumë banesa ka prezencë uji.
Rrethi i Kukësit dhe ai i Hasi janë pa energji elektrike që prej orës 01:00. Shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë një defekt në rrjetin 110 kW. Grupet e riparimit po punojnë për të rregulluar defektin. Që prej ditës së djeshme nuk ka pasur më reshje dëbore por rrethi i Kukësit është përfshirë nga ngricat

Dibër bllokohet lëvizja në komunat Lurë dhe Kalaja e Dodës. Disa fshatra në qarkun e Dibrës janë izoluar nga dëbora. E bllokuar dhe komuna Trebisht në Bulqizë. Rruga Qafë Bualli-Peshkopi kalohet me vështirësi. ARRSH-ja i bën thirrje drejtuesve të përdorin zinxhirët në zona me reshje dëbore.


Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen e akseve rrugore në vend, pas reshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit.
Rajoni i Shkodrës: Sipas ARRSH-së mësohet se, në rajonin verior, konkretisht në Shkodër: Në akset e këtij rajoni ka trashësi të borës nga 20–40 cm. Në akset e Pukës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hedhur kripë, ndërsa qarkullimi kryhet me zinxhirë.

 
Në rajonin qendror Tiranë: Gjendja vazhdon të jetë me probleme në aksin Elbasan–Qafë Thanë, ku po vazhdon puna për hapjen e rrugës dhe kriposjen e aksit. Në aksin Komunë Dajt–Antena, Komunë Dajt–Bizë dhe Qafë Priskë–Shkallë–Shën Gjergj, trashësia në rrugë ka arritur mbi 30 cm. Vazhdon puna për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi në këto akse bëhet me zinxhirë. Probleme për qarkullimin ka edhe në Steblevë, ku trashësia e borës është mbi 30 cm. Fadroma është duke punuar për pastrimin e aksit. Qarkullimi për momentin është i bllokuar.

Në rajonin jugor Gjirokastër: Në aksin Vlorë- Palasë, në Qafën e Llogorasë ka rënë 5 cm borë. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna për kriposjen e aksit. Borëpastruesja po punon për pastrimin e aksit.


Qarku Korçë: Të gjitha akset e këtij qarku janë të kalueshme me zinxhirë. Në Dardhë, Qafë Qarri, Qafë Thanë, trashësia  e dëborës deri në 30 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e akseve nga kontraktorët. Në aksin Korçë-Kapshticë, Korçë-Petrushë, trashësia është deri në 15 cm. Firmat po punojnë për pastrimin e dëborës. Vazhdon puna edhe për kriposjen e akseve. Qarku Fier, Berat, Gjirokastër pa probleme në qarkullim.


ARRSH njofton se është shumë e rëndësishme që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me zinxhirë bore në akset e caktuara. Drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimin për sigurinë e tyre dhe bashkëqytetarëve të tjerë, si dhe të jenë të vetëdijshëm se në akset problematike, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë dhe mund të sjellë edhe në vijim problematika të shumta, radhë, orë të gjata pritje, moslejimin e hyrjes së borëpastrueseve për të zhbllokuar akset e bllokuara.


Më të lexuarat