Secondary Adv

Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon punimet ne Dhermi, ja cfare perfshin projekti

FSHZH ka publikuar disa foto nga restaurimi i kalldrëmeve, fasadave dhe çative në Dhërmi, duke njoftuar se punimet po vazhdojnë për këtë projekt. 

  

Gjithashtu po ndërtohen edhe rrugë të veçanta kalimi për makina dhe këmbësorë në drejtim të qendrës së fshatit. Ky restaurim po bëhet në kuadër të projekteve të integruara që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton me bashkinë e Himarës. Projekti është një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Qëllimi i këtij projekti është rikthimi I vlerave historike dhe kulturore të Dhërmiut por edhe kthimin e këtyre vlerave në produkt turistik të zonës. Tashmë Dhërmiu njihet për plazhet mahnitëse por kjo lloj pasurie kulturore do t’i shtojë edhe më vlerat e tij./Scan


Më të lexuarat