Secondary Adv

AKEP analizon tregun celular, eshte rritur dominimi, kerkohet nderhyrje per uljen e tarifave

AKEP përfundon analizën e tregut të telefonisë celulare, ku konstatohet se pas daljes së Plus nga tregu ka pasur rritje të dominimit të operatorëve të mëdhenj. 

 

Si rrjedhojë, AKEP ka vendosur që të ndërhyje në tarifat e terminimit (të shumicës) të operatorëve ekzistues, duke i ulur ato gradualisht në mënyrë të njëjtë për të gjithë operatorët, duke vijuar në këtë mënyrë me simetrinë midis tre operatorëve celularë, dhe uljen e tyre bazuar në objektivat rregullatorë të parashikuara në nenin 7 të ligjit “Për komunikimet elektronike në RSH” si dhe rekomandimet dhe vendimet përkatëse të Komisionit Europian dhe BEREC-it. Sipas vendimit të AKEP, tarifa maksimale e terminimit të thirrjeve (lek/min pa TVSH), nga 1.48 lekë që janë aktualisht, ulet në 1.22 lekë në 1 dhjetor 2018 dhe 1.11 lekë në 1 dhjetor 2019 deri në një vendim të dytë të AKEP. Këto tarifa janë të vlefshme për të tre operatorët ekzistues, Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom. Ndërsa në tregun e pakicës, AKEP ka vendosur të mos ndërhyjë, por ulja e tarifave të shumicës pritet të ndikojë dhe në tarifat finale që do të paguhen nga konsumatori. Ndërhyrja në tregun e shumicës është instrumenti i parë që përdor AKEP dhe në rast se ato nuk funksionojnë mund të ndërhyjë në tregun e pakicës./Monitor 


Më të lexuarat