Vijojne punimet per rikonstruksionin e rruges se Lumit te Vlores, perfitojne 129 mije banore
Vijon puna për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës, një segment me gjatësi rreth 90 kilometra.
Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Lotin 1, që përfshin ByPassin Vlorë-Peshkëpi është drejt përfundimit puna për asfaltimin dhe ndërtimin e 2 urave në kilometrin 12.1 dhe 17. Ndërkohë, sa i takon Lotit 2 dhe 3, Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, aktualisht po përgatitet propozimet tekniko-financiare për të filluar më pas me zbatimin e projektit në terren. Ndërsa po rishikohet projekti teknik edhe për Lotin 4. Projekti i cili financohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Fondin Saudit dhe atë Kuvajtian, synon të ridimensionojë sektorin e turizmit me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për 129 mijë banorët e fshatrave të bashkive Vlorë, Selenicë dhe Himarë. Banorët e fshatrave të luginës së Lumit të Vjosës përveçse do të kenë më shumë akses tek shërbimet, do të kenë edhe më pak kosto udhëtimi dhe më pak kohë për transportin e produkteve bujqësore./Scan