Secondary Adv

Bashkia e Tiranes transformon shetitoren te diga e Liqenit Artificial

Bashkia e Tiranës ka transformuar hyrjen te shëtitorja e Liqenit Artificial nga ana e Kopshtit Zoologjik, si pjesë e punimeve për rikualifikimin e digës.

  

Infrastruktura e re e shkallëve mundëson tashmë kalimin edhe nga hyrja për te shëtitorja e digës nga ana e Kopshtit Zoologjik. Ndërkohë, ka nisur puna për vendosjen e kangjellave me elementë druri përgjatë shëtitores te diga, një masë e domosdoshme për të ndaluar kalimin e frekuentuesve te skarpati e për t’i orientuar drejt shkallëve. 

 

Paralelisht, po vijon puna edhe nga punonjësit e APR mbjellja me bimësi dekorative përgjatë shëtitores duke zbukuruar një nga zonat më të frekuentuara e të dashura të Parkut të Madh. Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë riparuar pistën e vrapimit e cila do të ndihmojë jo vetëm ata që do të bëhen pjesë e Maratonës, por njëkohësisht edhe mijëra qytetarëve të cilët preferojnë vrapin në natyrë për një jetë më të shëndetshme. 

Për herë të parë, Liqeni i Tiranës do të jetë pjesë edhe e Maratonës së Tiranës, ku vrapuesit nga 40 vende të ndryshme të botës do të kalojnë./Shqip 


Më të lexuarat