Unaza e Madhe - ARRSH rihap tenderin per segmentin qe lidh sheshin Shqiponja me Bulevardin e Ri
ARRSH ka akorduar 6.9 milion lekë për 2018, që do të shkojnë për projektimin e ri të segmentit të Unazës së Madhe që lidh sheshin Shqiponja me bulevardin e ri.
ARRSH ka rihapur tenderin për kompanitë e interesuara, ndërkohë që në total i gjithë shërbimi do të kushtojë 32.3 milion lekë. Në dokumentet e shpallur të tenderit dikasteri i rrugëve saktëson se pjesa e mbetur e vlerës është parashikuar për vitin 2019. Projekti i ri parashikohet të shtrihet në Veri te kryeqytetit ose ne Jug te Njësisë Administrative të Paskuqanit. Objekti do të fillojë në pikën e sotme fundore që është segmenti nga mbikalimi i pallatit me shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës ”Vangjel Noti”. Më pas do të kryqëzohet me rrugën:” Adem Jashari”, do të vazhdojë në një zonë ndërtimesh te reja e deri ne shtratin e Lumit te Tiranes. Më pas parashikohet të vazhdojë më tej me kalimin e lumit te Tiranes përmes një ure 60 metra, ku më pas do te zhvillohet ne krahun e majte të lumit të Tiranës ne krah te kodrave te Paskuqanit deri ne piken e takimit me Bulevardin e ri te Tiranes me një gjatësi rreth 3.6 km. Ndërtimi i këtij segmenti të ri pritet të lehtësojë lëvizjen e trafikut në një nga zonat me problematikë të Tiranës si dhe të krijojë një infrastrukturë bashkëkohore për lëvizjen e mjeteve, të këmbësorëve dhe biçikletave./Scan