Secondary Adv

Mbesin pa energji shume zona te vendit , ARRSH: Ja gjendja e rrugeve sot

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHHE) njoftoi se nga raportimet e marra në terren, nga strukturat e shoqërisë, deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm, mësohet se si rezultat i motit të keq, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të vendit.


Në rethin Dibër, janë pa energji komunat Fush Ale, Arëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë dhe Kala e Dodës.Në rrethin e Korçës, janë pa energji komunat Moglicë, Gore, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et Strelca, Verba e Vithkuq. Në rrethin Lushnje, janë pa energji komunat Hysgjokaj, Ballagat, Zjan, Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj.


Në rrethin Shkodër, është pa energji komuna Dajç. OSHEE njofton se grupet e eleminimit të avarive janë në terren dhe po punohet për zgjidhjen e problemeve në kushtet e një moti të pafavorshëm.
OSHEE informon se është rikthyer energjia elektrike në rrethin e Lushnjës. Bëhet fjalë për komunat Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj të cilat ishin pa energji prej disa orësh, për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.


Bllokohen nga bora fshatrat e malësisë së Krujës

Bora ka bllokuar të gjithë fshatrat e Malësisë së Krujës dhe konkretisht janë bllokuar fshatrat Mafsheq, Shkrete, Shkjezë, Bovillë, Cudhi, Razë etj. Trashësia e dëborës në këto fshatra sipas drejtuesve te komunës ka arritur në 20 cm madje në fshatin Shkretë trashësia e saj ka arritur në 30 cm. Asnjë rrugë e këtyre fshatrave nuk kalohet dhe fshatrat mbeten të izoluara. Po ashtu rruga Krujë-Qafshtamë mund të kalohet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave në rrugë. Banorët janë gjendur të papërgatitur pasi askush nuk e mendonte këtë rëndim të situatës.


Drejtuesit e komunës së Cudhinit deklarojnë se po bëjnë të pamundurën për normalizimin e situatës ndërsa shtojnë se për rrugën Krujë-Qafshtamë që i përket qarkut të Durrësit nuk është marrë asnjë masë. Po ashtu duhet theksuar se fshatrat Mafsheq, Shkjezë, Nuaj dhe Shkretë janë pa energji elektrike prej 34 orësh për arsye të dëmtimit të linjave elektrike nga ngricat dhe erërat e forta.


Nga informacionet e dërguara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mësohet se:

Elbasan -  Aksi Librazhd–Steblevë është i bllokuar për momentin;
Vlorë -  Në Qafën e Llogorasë ka prani të ngricave në rrugë. Po vazhdon hedhja e kripës. Rekomandohet ecja e kujdesshme dhe në disa zona edhe përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave në rrugë.
Gjirokastër - Të bëhet kujdes sidomos në Qafë-Muzinë, sepse natën ka ngrica
Korcë-  Në Qafë Qarri, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, ka  ngrica në rrugë. Po vazhdon puna për hedhjen e kripës. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë.
Kukës - Ka prani të ngricave dhe temperatura të ulëta. Problematike është era që e hedh borën në rrugë. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhirë.
Dibër - Në akset e Dibrës ka ngrica në rrugë. Vazhdon hedhja e kripës. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në akset e Peshkopisë dhe Bulqizës.
Shkodër- Ka temperatura shumë të ulëta. Në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripe. Qarkullimi në akset e Pukës dhe
Malësisë së Madhe rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Rruga e Kombit është e hapur dhe kalimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Në Malësi të Madhe, të gjitha rrugët janë me prani ngricash. Në rrethin e Pukës, rrugët me ngrica, kalimi me zinxhirë.

Dokumenti i ARRSH


Më të lexuarat