Secondary Adv

Albania Mania, nga plazhet fantastike tek tavolinat e mbushura plot

 

Plazhe fantastike, ecje në këmbë në male dhe ushqim tipik vendas. Akoma nuk i keni bërë gati valixhet?”Kështu shkruan gazetari Tyler Blanc, në një shkrim të titulluar “Albania Mania”, publikuar nga “Modern Farmer”.


Blogu i njohur amerikan “Modern Farmer” në artikullin me titull “Albania Mania”, bënë një ftesë interesante për turistët dhe aventurierët për të vizituar Shqipërinë në të katër stinët e vitit. Aty flitet për plazhet e bukura dhe detin e ngrohtë, për turizmin malor dhe aventurierët e rrjedhave lumore, për spelologët dhe zhytësit ujor, për turizmin historik dhe kulturor, për kulinarinë e veçantë  të gërshetuar midis orientit dhe gatimeve tradicionale, për mikpritjen dhe gojëdhënat.


Një vend të veçantë ze prodhimi bujqësor modern dhe turizmi i bazuar në këtë fushë. I gjithë shkrimi është ilustruar me foto të mara nga aspekte të ndryshme të  zhvillimit në vendin tonë, por kryesishtë nga produktet bujqësore dhe atyre detare. Përmenden që nga Saranda e Butrinti, Vlora, Valbona, Berati, Korça, etj dhe një vend të veçantë i kushtohet prodhimeve në fushat e Myzeqesë, kryesisht në ato të Lushnjes.

 


“Nëse do pyesni se pse dikush duhet të shkojë në Shqipëri, atëherë duhet të kaloni ca pushime në brigjet e tejmbushura të Greqisë,” shkruan gazetari, që më shumë është i fokusuar tek ushqimi. Ai thotë se në menytë e restoranteve nuk ke të shkruar se ofrojnë ushqime organike apo vendase. Arsyeja është e

thjeshtë: “Në këtë vend me përmasat e Merilendit zor se gjen ndonjë gjë që nuk është rritur në mënyrë organike”.


Sipas gazetarit, kuzhina jonë është e ndikuar nga kuzhina turke dhe italiane. “Por si është një eksperiencë ushqimore shqiptare? Për të nisur: ju ndoshta jeni të ulur në një tavolinë prej druri, me pamje nga deti Jon- me ngjyrë blu në jeshile- ndërkohë që në ajër ndjehet aroma e fortë e luleve të egra.


Pas pak, tavolina është e mbushur me salcëra, bukë dhe një sallatë që e gjen kudo në Europën Juglindore- një tas plot me copa të mëdha me domate të freskëta, kastravec, djathë i kripur dhe ullinj jeshilë. Sigurisht mish qingji në zgarë është pjata kryesore, por mund të zgjidhni edhe peshk të freskët apo një racion të shëndetshëm me byrek (një gatim lokal me miell, spinaq dhe mish të grirë). Në fund është koha për një teke raki- një pije alkoolike prej rrushi, një digjestiv natyror dhe kështu përfundon kjo festë e vërtetë shqiptare”.


Më të lexuarat