Rritet me 2.1 perqind inflacioni ne shtator - Shkak rritja e cmimit te ushqimeve dhe naftes
Çmimet e ushqimeve janë rritur gjatë shtatorit, ku vlera më e lartë e naftës në tregjet ndërkombëtarë është reflektuar në tregun vendas duke e çuar inflacionin në 2.1 %.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %, njoftoi sot INSTAT. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2018, krahasuar me Gusht 2018, është 0,2 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,58 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje. Krahasuar me muajin shtator 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0, 7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 14,6 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 3,8 %, “vajra dhe yndyrna me 2,2 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,2 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” u ulën me 1,2 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin gusht 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, ndikuar kryesisht nga ndryshimi i çmimeve të teksteve shkollore1 . Rritje patën dhe grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” shënuan një ulje prej 0,1 % secili./Monitor