Ndryshon ligji: Nga 1 Janari jo vetem kazinote por edhe bastet sportive do te mbyllen
Gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë, kryeministri Rama deklaroi që edhe ligji për lojërat e fatit ka pësuar ndryshime.
Duke deklaruar se deri më 31 dhjetor do të pushojnë së funksionuari jo vetëm kazinotë elektronike, por edhe bastet sportive.“Një ndryshim për ligjin lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor e këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo llojë basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë me kuaj, me qenë apo me çdo llojë skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra nëpërmjet internetit dhe brenda po këtij afati, ne do të kemi një regjim të ri gati. Për ata që synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues. Sqaroj edhe një gjë tjetër që lotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhen VLT, duke qenë se lotaria kombëtare është një koncesion I bënë në të shkuarën dhe bazohet në një ligj të veçantë. Dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë kilometra katror të Republikës së Shqipërisë.”
Rama: Mediat të heqin reklamat e basteve sportive, kanë kohë 24 orë
“Në zbatim të ligjit ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim unë i paralajmëroj të gjithë që brenda 24 orëve të heqin të gjitha reklamat nga radiot, nga gazetat apo portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit përsa i përket ekraneve dhe radiove ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh dhe shkelje te ligjit ekzistues të Republikës së Shqipërisë. ”Ndërkohë Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka pezulluar veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, i cili deri më 31 dhjetor do të transformohet dhe robotizohet përmes teknologjisë digjitale për të funksionuar si mbikëqyrës në regjimin e ri./Scan