Tatimet njoftojne tatimpaguesit: 15 tetori afati i fundit i dorezimit te deklarates se TVSH
DPT njofton tatimpaguesit se 15 tetori është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH për korrik, gusht dhe shtator.
Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore. Gjithashtu për çdo paqartësi, ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al
Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elektronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni linkun:https://bit.ly/2LckDFJ