Secondary Adv

FSHZH dhe Banka Boterore projekt per ndertimin e tre akseve rrugore me rendesi

Është lançuar zyrtarisht programi për investime në rrugë me rëndësi rajonale midis Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankës Botërore. 

 

Pogradec-Tushemisht, Fier – Seman si dhe Qafë Thore- Theth janë edhe tre akset rrugore që do të ndërtohen nga projekti i qeverisë shqiptare përmes një kredie prej 50 mln dollarë nga Banka Botërore. Kreu i FSHZH-së, Benet Beci ,tha se rrugët që do të financohen nga ky projekt kanë në fokus kontributin në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, ndërsa shtoi se kredia mund të financojë edhe segmente të tjerra rrugore. “Me konkretisht kredia do të financojë ndërtimin e rrugëve: Pogradec-Tushemisht në bashkinë e Pogradecit, Qarku Korçë: Fier – Seman në bashkinë Fier dhe rrugën Qafë Thore – Theth që kompleton lidhjen e Thethit me rrjetin rrugor të asfaltuar. Ka mundësi që kredia të mund të financojë edhe segmente të tjera nëse kostot do e lejojnë”, tha Beci. Ndërkohë, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore, Maryam Salim, tha se ky program jo vetëm do të shërbejë për nxitjen e turizmit dhe agrobiznesit në këto zona, por do të rrisë gjithashtu edhe kapacitetin e bashkive për menaxhimin e aseteve rrugore. Ndërkohë, puna për projektimin e këtyre rrugëve ka nisur tashmë dhe sipas Becit është në fazën përfundimtare të finalizimit të tyre. Ndërsa, punimet për ndërtimin e këtyre tre segmenteve rrugore pritet të nisë në pranverën e vitit të ardhshëm./Scan


Më të lexuarat