Secondary Adv

Rritet buxheti per bashkite - 2019, 20 milione dollare me shume investime

61 bashkitë në të gjithë vendin në 2019 parashikohet të kryejnë më shumë investime në favor të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve në territorin e tyre.  

 

Ne projekt buxhetin e vitit 2019, parashikohet që investimet e pushtetit vendor me burimet e veta të jenë rreth 2 miliardë lekë apo 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. Investimet në rritje dhe përmirësimi i shërbimeve publike argumentohen me ndryshime në strukturën e buxhetit vendor pas reformës adminitrativo-territoriale. Në dy vitet e fundit, 45 për qind e buxhetit të njësive vendore ka shkuar për investime. Ndërsa të ardhurat nga taksat dhe tarifat në vitin 2019, parashikohen në 21.6 miliardë lekë apo 13 për qind më të larta se në vitin aktual. Peshën më të madhe në të ardhura e zë taksa mbi pasurinë, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe taksa e zënies së hapësirave publike. Po ashtu rritje do të pësojë edhe transferta e pakushtëzuar gjatë viti të ardhshëm, e cila do të jetë 1 për qind PBB ose 10 milionë dollarë më shumë se viti 2018. Po ashtu parashikohet edhe rritje e shpenzimeve në rreth 4 miliardë lekë më shumë se viti aktual./Scan


Më të lexuarat