Secondary Adv

Taksa nuk e ul fluksin: Në shtator hyne nga Kosova 66 perqind me shume vizitore se ne 2017

Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike me një rritje prej 66% krahasuar me një viti më parë.  

 

Edhe pse prej 17 shtatorit 2018 në "Rrugën e Kombit" nisi implementimi i taksës për qarkullimin e automjeteve, kjo nuk ka ndikuar në fluksin e lëvizjes. Me përjashtim të atyre që janë të pajisur me abone, për automjetet që vijnë nga Kosova, taksimi në "Rrugën e Kombit" është pesë euro vetëm për një kalim, kjo për makinat private, autovetura. Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe nga moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar. 

Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar. Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë. Sa i takon shtetasve të tjerë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, polakët kanë pësuar rritje me 37.2%. Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2018, është 1.121.116, krahasuar me shtator 2017, ky tregues rezulton me rritje 31,5 %. 

Në Shtator 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 664.184. Krahasuar me Shtator 2017, ky numër është rritur me 44,6 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2018 është 5.061.822 duke u rritur me 19,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në Shtator 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 %, ulje kanë patur vetëm shtetasit nga Mali i Zi me 16,3 %. Në nëntëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 37,2 %./Shqiptarja.com


Më të lexuarat