Se shpejti nis puna per bypassin e Vlores dhe Fierit - Traseja gati per sezonin turistik
Puna për ndërtimin e Baypass-it të Fierit dhe atij të Vlorës do të nisë për pak ditë, është bërë me dije nga kryeministri në një postim në rrjetet sociale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në një postim në rrjetet sociale. Në postimin e tij kryeministri shkruan se në qershorin e vitit të ardhshëm traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik. Ndërsa ka postuar hartat e projekteve, kryeministri bën të ditur miratimin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të projekteve.
Një ditë më parë u shpallën fituesit e garës për Bypass-et e Fierit dhe atë të Vlorës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka njoftuar se brenda pak ditësh do të rifillojë puna për këto dy projekte. “Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton përmbylljen e procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”, njoftoi ministri./Scan