Secondary Adv

Rritje pagash ne 2019 - Ahmetaj: Ja kategorite qe perfitojne

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, ka dhënë detaje nga rritja e pagave për një sërë kategorish në vend, përfshirë, shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen.

 

Ai theksoi se në Shëndetësi përfitojnë: 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, 18 415 punonjës me një fond mbi 1 miliard lekë

Arsim: 35 783 staf mësimor, 1.5 miliard lekë

Burgje/ 3560 policë të burgjeve, 200 milionë lekë në vit

Rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me rritje mbi 20%

7% rritje pagash të mësuesve.

 

“Do të ketë rrritje pagash në shëndetësi dhe arsim, në mbrojtje dhe trupin diplomatik si dhe në sistemin penitenciar. Po ashtu, do ketë rritje të ndjeshme të pagave për diplomatët shqiptarë me mbi 20%, – tha Ahmetaj në një dalje për mediat. – Bonusi i bebeve, nga ku parashikohet të përfitojnë mbi 30 mijë familje, do të ketë një fond total prej 2 miliardë lekësh. Do ketë rritje të pagave të mësuesve rreth 7% si dhe rrritje pagash për gjyqtarët  e prokurorët”, – shtoi ai. Për pr/buxhetin e vitit 2019, Ahmetaj foli për parashikimet e vitit të ardhshëm. Sipas tij në fund të 2019-s parashikohet që borxhi publik të ulet nën 64,9%. Teksa pasqyroi rritje të pagave në shëndetësi, arsim dhe ushtri, Ahmetaj theksoi se synohet të ulet barra fiskale./Shqip


Më të lexuarat