
Projektbuxheti 2019 - Ja ndryshimet e parashikuara ne administraten shteterore
Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur qeveritë kanë ulur numrin e punonjësve të administratës, vitin e ardhshëm do të kemi 269 buxhetorë më shumë.
Numri i tyre kalon nga 81.753, në 82.022 vetë. Por jo të gjitha institucionet do të trajtohen njësoj nga pikëpamja e personelit. Do të jenë 250 punonjës, të cilët janë parashikuar që do të punësohen në organet e reja të Drejtësisë. Për vitin në vazhdim, ky numër për punonjës rezervë në këtë sektor ishte 230 vetë. Projektbuxheti 2019 parashikon numër më të madh punonjësish në Kolegjin e Apelimit, atë të Apelimit, të Kualifikimit, por edhe në Prokurori, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese dhe KLD mbeten me të njejtin personel si këtë vit.
Do të jenë të shumtë institucionet shtetërore, të cilëve nuk iu lëviz numri i punonjësve, duke filluar nga Presidenca dhe Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë, aparati i Këshillit të Ministrave rritet me vetëm 56 vetë. Të shumtë janë edhe institucionet qendrore që pësojnë “rrudhje”. Këtu bën pjesë edhe ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, me një reduktim të vogël. Nga ana tjetër, rritje do të ketë sistemi i ministrisë së Drejtësisë. Agjencia e Prokurimit Publik pëson rritje të ndjeshme, nga 29, në 44 persona, ndërkohë që rritje më e madhe është lejuar për personelin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, që kalon në 318 vetë, nga 153 aktualisht. Pra, dyfish. Sipas relacionit shoqërues të Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, të depozituart tashmë në Kuvend, shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 80.6 miliardë lekë, shifër e barabartë me 4.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Punonjësit e administratës në vitin 2018 dhe planifikimi për 2019-ën
Emertimi i Ministrisë / Institucionit Buxhetor Viti 2018 Viti 2019
Presidenca 86 86
Kuvendi 405 405
Kryeministria 150 156
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2,004 1,915
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 974 926
Ministria e Financave dhe Ekonomisë 5,818 5,803
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 31,004 31,089
Ministria e Kulturës 1,010 1,003
Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 4,289 4,259
Ministria e Drejtësisë 5,688 5,751
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme 551 551
Ministria e Brendshme 14,156 14,149
Ministria e Mbrojtjes 8,973 8,966
Shërbimi Informativ Shtetëror 913 913
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave 139 139
Akademia e Shkencës 29 29
Kontrolli Lartë i Shtetit 191 191
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 1,037 1,101
Agjensia Telegrafike Shqiptare 50 50
Instituti Statistikës 226 226
Shkolla e Magjistraturës 31 34
Qendra Kombëtare e Kinematografisë 9 9
Avokati i Popullit 56 56
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil 31 31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 71 71
Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave 70 70
Autoriteti i Konkurencës 43 43
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 6 6
Komisioni i Prokurimit Publik 30 30
Institucione të tjera Qeveritare 879 1,006
Drejtoria Sigurimit të Informacionit Klasifikuar 35 34
Agjencia e Prokurimit Publik 29 44
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve 15 15
Inspektoriati Qendror 25 21
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore 23 82
Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit 8 8
Agjencia për Diasporën 15 15
Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkeqeverisje 42 42
Qendra e Botimeve të Diasporës 0 13
Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal 50
Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (4) 80
Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal 25
Agjencia e Zhvillimit te Territorit 45 43
Agjencia Autonome e Auditimit te Fondeve të BE 21 21
Agjensia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit 153 318
Agjencia Ofrimit të Shërbimeve Publike (ADISA) 160 155
Komiteti Shtetëror i Kulteve 10 10
Departamenti i Administratës Publike 60 61
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike 17 17
Autoriteti Kombetar Certifikimin Elektronik/Sigurime Kibernetike 17 17
Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) 49 49
Mbështetje për shoqërinë civile 16 16
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 37 37
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi 25 25
Instituti i studimeve të krimeve të komunizmit 19 19
Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit 30 30
Institucione të Sistemit të Drejtësisë 2,457 2,551
Prokuroria e Përgjithshme 863 913
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 1,369 1,389
Gjykata Kushtetuese 62 62
Këshilli i Lartë i Drejtësisë 50 50
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 50 64
Kolegji i Posacem i Apelimit 37 43
Komisioneri Publik 26 30
Total punonjës buxhetorë 81,503 81,742
Rezervë për institucione të qeverisjes qendrore 20 30
Rezervë për institucionet e drejtësisë 230 250
Total numri i punonjësve 81,753 82,022
/Shqiptarja.com
Më të lexuarat








