Nese nuk gjen shtepi brenda 12 muajve, humbet te drejten per kredi te bute
Ato familje që kanë aplikuar për kredi të buta strehimi me interes 0 apo 3 përqind, duhet që brenda 6 muajve të gjejnë banesë. Në rast se kjo nuk arrihet brenda kësaj periudhe, atëhere ata kanë të drejtë të kërkojnë një shtyrje 6 mujore. Nëse familja nuk e gjen banesën edhe pas kësaj periudhe, atëhere ajo humbet të drejtën e përfitimit dhe duhet të rinisë procesin nga fillimi.
Skema e strehimit social këtë vit pritet t’i nënshtrohet një reformimi terësor. Një udhëzim i publikuar fundivitin e kaluar parashikon kushte dhe procedura të reja për të pastrehët që kanë aplikuar për kredi të buta strehimi me interes 0 apo 3 përqind, në varësi të situatës financiare të familjeve që kanë aplikuar. Përveç dokumentacionit që duhet rifreskuar, udhëzimi përcakton edhe vendosjen e prioritetit të strehimit për rastet e emergjencës së strehimit ku përfshihen familjen që kanë liruar banesat e ish-pronarëve apo kategori të veçanta si familjet e policëve të rënë në krye të detyrës etj.
Njësitë vendore çdo vit duhet të dërgojnë një listë të familjeve që kanë aplikuar për subvencionimin e interesave për kredinë e strehimit. Ato familje që përfitojnë subvencionimin e interesave, duhet që brenda 6 muajve të gjejnë banesë.Në rast se kjo nuk arrihet brenda kësaj periudhe, atëhere ata kanë të drejtë të kërkojnë një shtyrje 6 mujore. Nëse familja nuk e gjen banesën edhe pas kësaj periudhe, atëhere ajo humbet të drejtën e përfitimit dhe duhet të rinisë procesin nga fillimi.
Sa i përket Ministrisë përgjegjëse për strehimin, udhëzimi parashikon gjithashtu të drejtën e rishikimit të marrëveshjeve me bankën e përzgjedhur për kreditimin si dhe të drejtën për të lidhur kontratë të re me bankë tjetër, që ofron kushte më të leverdisshme. Ky veprim mund të bëhet pa cënuar kushtet e marrëveshjes së lidhur me bankën e përzgjedhur.