Secondary Adv

Aeroporti i Kukesit - Rama: Vitin e ardhshem nisin punimet, 300 mije udhëtare ne vit

Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga Shishtaveci i Kukësit se aeroporti i ri në këtë qytet do të jetë shumë shpejt një realitet.

 

Duke folur para banorëve për “Projektin 100 fshatrat”, Rama theksoi se aeroporti do të jetë me çmime të ulëta dhe do të presë në vit 300 mijë banorë. Kreu i qeverisë shtoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë nga puna ndërtimi i aeroportit të Kukësit.“Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë dhe mua më ka entuziazmuar se gjithë analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin enjë biznesi tregojnë se Kukësi do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”- tha Rama. Sipas tij, kjo sjell rritje të madhe të konsumit dhe investimeve. “Imagjinojeni vetë se cdo të thotë që 300 mijë njerëz që lëvizin përmes Kukësit për të fluturuar jashtë apo për të ardhur nga jashtë këtu. Safeti duke qeshur me tha ‘300 mijë kafe më shumë në Kukës’ për të thënë që aeroporti sjell rritje konsumi, investimesh”- tha Rama./Shqip


Më të lexuarat