Secondary Adv

Shqiperia me strategji te re per zhvillimin e statistikave - INSTAT do asistohet nga BB

Shqipëria do të ketë një strategji afatgjatë për zhvillimin e statistikave që do të mbulojë periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2030. 

 

Referuar një njoftimi të Bankës Botërore strategjia dhe gjithë reforma në sektor do të mbështetet nga një financim prej 133 mijë dollarësh dhënë nga ky institucion dhe që do të mbulojë projektin “Zhvillimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Statistikave në Shqipëri” ku një pjesë e mirë e pagesave do të shkojnë për të mria dhe shërbime por edhe për konsulencë. “Objektivi i këtij granti është mbështetja e Insitutit të Statistikave në Shqipëri përmes përgatitjes së një strategjie afatgjatë për 2018-2030-n, përgatitja e planeve afatmesëm të veprimit si dhe ndërtimi i kapaciteteve për stafin e INSTAT në mbështetje të zbatimit të këtyre planeve të veprimit” thuhet në dokumentin e Bankës. 

 

Në total projekti parashikohet që të ketë katër komponentë ku në të parin është përcaktuar hartimi i pjesës së dokumentit në të dytin një rishikim i diskutimeve për këtë document si dhe mënyra sesi do të zbatohet në të tretin janë menduar trajnime ndësa në të katërtin mbështetja e zbatimit të projektit. Banka Botërore aktualisht ka publikuar detajet e projektit sëbashku me mënyrën sesi është konceptuar ndërtimi në komponentë duke vendosur edhe kriteret që duhet të përmbushin konsulentët e interesuar. Këta të fundit në rast se e shohin të arsyeshme shprehin interes për t’u përfshirë në listën e atyre që duan të njoftohen në momentin kur do të bëhet edhe hapja e plotë e procedurave të prokurimit sipas shërbimeve apo të mirave që parahsikohen në planin fillestar të projektit. Kjo nuk është hera e parë që INSTAT asistohet nga institucionet ndëkrombëtare në funksion të rritjes së kapaciteteve.institucionet ndërkombëtare vazhdimisht kanë vënë theksin në rëndësinë që kanë statistikat cilësore./Monitor


Më të lexuarat