Secondary Adv

Projekti per ndertimin e Unazes se Madhe - ARRSH: 317 objekte do te shemben

Projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës do të prekë 317 objekte. 

 

Bëhet fjalë për objekte të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dyja anët e rrugës. Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, ka bërë të ditur se ekspertë të ARRSH-së dhe Bashkisë së Tiranës, kanë dalë në terren dhe kanë bërë vlerësimin paraprak. “Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të skualifikuara, 123 objekte janë me vërtetim prone. Janë edhe disa objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, u shpreh ai. 

 

I pyetur se kur do të nisë prishja e objekteve për lirimin e rrugës, ai tha se momentalisht po bëhet evidentimi i tyre dhe në momentin që të merret statusi i duhur nga Hipoteka, do të nisë prishja. Qendro shtoi se projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Një ditë më parë, banorët e Unazës së Re protestuan ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve në aksin nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Ndërkohë kosto e ndërtimit të kësaj unaze do të jetë mbi 210 milionë euro dhe që sipas Drejtorit të përgjithshëm të rrugëve, projekti përfshin ndërtimin e të gjithë Unazës së Madhe të Tiranës edhe rehabilitin e plotë të segmentit të parë të hapur sheshi shqiponja pallati me shigjeta. Punimet do të zgjasin 2 vjet, ndërsa sfidë do të jetë menaxhimi i trafikut./Shqip


Më të lexuarat