Secondary Adv

Brenda muajit dyfishohet tarifa per patenten

Brenda muajit, tarifa e kursit për të marrë lejen e drejtimit do të dyfishohet. Ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor në fund të vitit që lamë pas dhe që hyjnë në fuqi këtë fillim vit, do të reflektohen edhe në rritjen e detyrimit nga ana e qytetarëve për të marrë patentën.


Kjo pasi ndryshimet në Kod prashikojnë shtimin e orëve të përgatitjes për kursantët, për t’i bërë ata më të aftë në rrugë. Ndryshimet në Kodin Rrugor kanë sjellë gjithashtu eleminimin e një sërë burokracive për kursantët, që nga heqja e vertetimit të banimit nga lista e dokumenteve të kërkuara dhe deri tek ulja e kohës që u jep të drejtë kursantëve për të rihyrë në prova.


Ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor janë botuar në Fletoren Zyrtare një ditë më parë dhe marrin fuqi ligjore pas 15 ditësh.


Aplikim online
Së shpejti plotësimi i formularit për leje drejtimi nga qytetarët shqiptarë do të bëhet online duke reduktuar ndjeshëm burokraciotë dhe kohën.
Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor shpjegojnë nëse më parë formulari plotësohej pranë drejtorive rajonale të Shërbimit dhe Transportit Rrugor në rrethe,  dhe më pas sillej me postë për të proceduar për kartonin në kryeqytet, tashmë të dhënat do të plotësohen online pranë këtyre zyrave dhe transferohen në kohë reale në sistem.

Edhe kartoni nëse më parë kishte një afat kohor prej dy javësh për tu bërë, me këtë procedurë të re do të printohet shumë më shpejt. Aplikacioni “ Formularët e e aplikimit për ju që kërkoni shërbime për pajisjen me leje drejtimi” është vendosur në faqen zyrtare të këtij institucioni dhe do  të jetë funksional brenda disa ditëve.


Dokumentet
Formlari nuk nënkupton shmangien nga dokumentet që duhen për tu pajisur me leje drejtimi të cilat janë Autorizimi Model DL/T e DL/P të plotësuar nga Autoshkolla.

Dokument identiteti ( letër njoftimi elektronik) fotokopje.
Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor.
Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e  pajisjes me autorizim.
Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin.
Fotografi me ngjyra, copë 4 (katër).
Fotokopjen e dëshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë mjeksore pranë Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi ishte:
Kategoria  A, 3.000 lekë.
Kategoria  B, 4.500 lekë.
Vlera e kartonit të lejes së drejtimit 3.500 lekë.


Më të lexuarat