Secondary Adv

Bulevardi Zogu i Pare kthehet ne rruge tregtare - Projekti: Transformim si Pazari i Ri

Bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë do të kthehet në një rrugë tregtare, duke iu nënshtruar një projekti transformimi të ngjashëm si te Pazari i Ri. 

 

Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Tiranës gjatë prezantimit të buxhetit në njësinë numër 9 në kryeqytet. “Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët. Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri” tha kryebashkiaku i Tiranës./Scan


Më të lexuarat